Bien lehtë temperaturat në 5 ditët e ardhshme

 

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të ketë rënie të lehtë të temperaturave maksimale.

Sipas këtij institute, java në vijim do të sjellë një freskim të ndjeshëm të motit, me ulje të temperaturave për rreth 3 deri në 6 gradë Celsius krahasuar me ditët e kaluara, raporton KFVA.

Përjashtim do të bëjë dita e mërkurë, kur parashihen reshje të izoluara shiu dhe mundësi për breshër në disa rajone.

Njoftimi i plotë i IHMK-së:

E hënë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e  lehtë  nga drejtimet e ndryshme.

E martë – Mot me diell dhe pjeserisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjt 26-29gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtësi 1-4m/s.

E mërkurë – Mot me diell dhe vranesira të shperndara. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës në disa zona të kufizuara mund të sjellin reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperendimit.

E enjte- Mot me diell dhe pak vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashien të lëvizin ndërmejt 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperiperendimit me shpejtesi 1-4m/s.

E premte- Mot me diell dhe vranesira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet  26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme .

  • Shkrime të ngjashme

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…

    Gjykimi për Banjskën, dy të akuzuar nuk deklarohen sërish- tjetri thotë se nuk është fajtor

    Sot ka nisur vazhdimi i gjykimit në rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas ndryshimit të trupit gjykues. Rasti që më herët udhëhiqej nga gjyqtari Arben Hoti, tash drejtohet nga gjyqtari Ngadhënjim Arrni si kryetar i trupit gjykues, me…