Më 14 korrik, vendimi i madh për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin

 

 

Trupi Gjykues në gjykimin e madh të Speciales, “Thaçi dhe të tjerët”, e ka caktuar 12 qershorin si afat të fundit kur ekipet mbrojtëse mund ta dorëzojnë mocionin e përbashkët për rrëzimin e aktakuzës.

Më tej ka marrë vendim që Prokurorisë së Specializuar t’i shkurtohet afati për ta kundërshtuar kërkesën e mbrojtësve Misetiq, Dixon, Roberts e Alagendra.

Kimberly West dhe ekipi i saj do të kenë mundësi që deri më 7 korrik të tregojnë pse duhet të mbetet në fuqi akti akuzues, ndërkaq vetë Paneli Gjykues i kryesuar nga Charles Smith kanë bërë të ditur se synojnë të marrin një vendim lidhur me rrëzimin e Aktakuzës së madhe, më 14 korrik.

Varësisht nga vendimi pritet të rrjedhin afatet tjera, paraqitja e dëshmitarëve nga Mbrojtësi i Viktimave dhe pastaj u është caktuar ekipeve të mbrojtjes 16 korriku kur duhet të bëjnë të ditur nëse në vjeshtë do të paraqesin rastin e tyre dhe nëse do të thërrasin dëshmitarë në sallën e gjykimit./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…