Mavraj tha “Kosova është e jona”, hallakaten mediat në Serbi

 

 

Ish-kapiteni i Kombëtares Kuqezi, Mërgim Mavraj, u ka dërguar mesazh motivues futbollistëve shqiptarë para ndeshjes së sotme me Serbinë.

Në Instagram, ai shkroi: “Çuna, lufta ka mbaru, Kosova është e jona përgjithmonë. Tani luani futboll”.

E mediat serbe janë çuar peshë nga kjo deklaratë, duke e konsideruar “provokim”.

“Pa provokime s’munden as pas dhjetë vitesh”, shkroi portali serb “Sportal”, i cili mesazhin e Mavrajt e quajti “të turpshëm”, raporton klankosova, transmeton KFVA..

Njëjtë kanë raportuar edhe media tjera serbe, ndërsa B92 tha se postimi i Mavrajt “ka tërbuar serbët”.

Kujtojmë se 38-vjeçari Mavraj, me Kuqezinjtë ka zhvilluar 50 ndeshje dhe ka realizuar tri gola.

Ndeshja Shqipëri – Serbi luhet sonte, nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…