• Mon. Oct 13th, 2025

Koalicioni me VV, Limaj kundër ‘vijave të kuqe’: Ky është vullneti i qytetarëve

Bykfvanews

Jun 6, 2025

 

 

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, qysh pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve, kishte shprehur gatishmëri për bashkëpunim edhe më Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit. Ky qëndrim politik i hapur edhe ndaj Kurtit, i ka kushtuar Limajt me prishje të raporteve më Ramush Haradinajn, më të cilin kanë garuar bashkë në zgjedhjet e 9 shkurtit.


Në një intervistë për Top Channel, Limaj tha se ndonëse s’është i kënaqur me atë që ka ndodhur përgjatë katër viteve të fundit dhe kishin kërkuar ndryshim, është kundër vijave të kuqe sa i përket koalicioneve dhe potencon se si kryetar i NISMA-s e lexon rezultatin e zgjedhjeve.

“Si politikan unë i lexoj numrat, mesazhi i numrave, vullneti i qytetarëve është ky, nuk mund ta ndryshojmë. Dhe Kosova sa është e atij që ka fituar më shumë vota, është edhe e atij që ka më së paku vota”, ka thënë Limaj.

Ai thotë se s’mund të qëndrohet pa u përfshirë në procese, meqë s’ka dhe një Kosovë të dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *