by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, po bën histori si ikona argjentinase Lionel Messi.
Sensacioni 17-vjeçar pritet të jetë titullar për Spanjën kundër Francës në gjysmëfinalet e UEFA Nations League, me të dyja skuadrat që luftojnë për një vend në finale kundër Portugalisë në Mynih.Ishte viti i kaluar kur Yamal tërhoqi vëmendjen e botës, duke luajtur një rol kryesor në Kampionatin Europian të vitit 2024, ku Spanja mposhti Anglinë në finale për të fituar trofeun.
Goli i tij mahnitës në gjysmëfinale kundër Francës u shpall si Goli i Turneut, dhe ai u kurorëzua si lojtari më i mirë i ri i kampionatit.
Yamal e ka vazhduar formën e jashtëzakonshme edhe këtë sezon me Barcelonën, duke shënuar 18 gola dhe regjistruar 25 asistime, ndërsa katalanasit fituan tripletën vendase. Forma e tij e pabesueshme për Barcelonën në këtë moshë ka çuar në krahasime me Lionel Messin, i cili fitoi tetë Topa të Artë, katër Liga të Kampionëve dhe dhjetë La Liga gjatë kohës së tij në Spanjë.
Edhe pse është ende herët për ta krahasuar Yamal drejtpërdrejt me njërin prej më të mëdhenjve të të gjitha kohërave, paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e botës së futbollit.
A është Yamal “Messi i ri”?
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, foli për BBC Match of the Day për Lamine Yamal, ku bëri një krahasim të drejtpërdrejtë mes Yamal dhe Messit.
Dhe ka të bëjë me mënyrën se si ai po i bën tifozët të mendojnë kur blejnë bileta për ndeshjet.
“Lamine është Lamine. Leo është Leo. Leo ishte lojtari më i mirë në historinë e këtij klubi dhe për mua, lojtari më i mirë në histori,” tha Deco.
“Pra, nuk është e lehtë të krahasosh këto gjëra, por Lamine, në aspektin e cilësisë, në të njëjtën mënyrë mund të bëjë histori si Leo.
“Lamine është një lojtar ndryshe që bën të gjithë të çmenden kur e shohin duke luajtur futboll, këto lloj lojtarësh që të bëjnë të paguash për të shkuar në stadium për ta parë.
“Ai është i veçantë. Ai është ndryshe dhe këtë e kemi ditur që kur erdhi tek ne para dy vitesh. Por kurrë nuk e di si do të reagojë një lojtar në këtë moshë në nivelin më të lartë, dhe ai e tregoi se ishte i pabesueshëm në Europian, kur fitoi me kombëtaren e tij. Por këtë sezon ai dha diçka më shumë me ne, sepse tregoi sa i mirë është në ndeshjet më të mëdha, sa i qetë është, sa i pjekur është. Pra, është ndryshe.
“Nuk është normale për një 17-vjeçar, por ne jemi me fat që e kemi Laminën me ne. Ishte e pabesueshme.”
Yamal do të jetë i etur për ta vërtetuar atë që tha Deco, kur Spanja e tij të përballet me Francën.
Në një sfond interesant, ai do të përballet me Ousmane Dembele-n e Paris Saint-Germainit, i cili është favorit i fortë për Topin e Artë pas triumfit të PSG-së në Ligën e Kampionëve.
Yamal do të dëshirojë të tregojë pse nuk duhet të injorohet. /G
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka ndarë foton familjare nga Samiti i Brdo-Brijunit, i cili po mbahet në Durrës. Përmes platformës së Facebook-ut, Begaj tha se Samiti i Procesit të Brdo-Brijunit, është një platformë e rëndësishme për bashkëpunimin rajonal për të çuar përpara integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. “Së bashku n Samitin e
Ka përfunduar dëshminë eksperti mjeku-ligjor Naim Uka për vrasjen e Liridona Ademajt në seancën e mbajtur sot ndaj të akuzuarve Naim Murseli, Granit Plana dhe Kushtrim Kokalla. Pas tij pritet të paraqitet një dëshmitarë tjetër në ora 13:30. Tre të akuzuarit u sollën në gjykatë nën masa të rrepta sigurie. Në këtë seancë
Çmimi Nobel në Mjekësi u jepet tre shkencëtarëve, zbuluan se si mbahet nën kontroll sistemi imunitar
Çmimi Nobel në Fiziologji ose Mjekësi për vitin 2025 u është dhënë shkencëtarëve Mary E. Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi për zbulimet e tyre revolucionare “lidhur me tolerancën imunitare periferike”. Komiteti i Nobelit njoftoi se çmimi iu akordua për punën e tyre në kuptimin e mënyrës se si sistemi imunitar mbron trupin
Brenda një dite në Kosovë ndodhin mesatarisht mbi 50 aksidente. Vetëm në shtatë ditët e fundit u shënuan qindra raste. Kjo gjendje e sigurisë rrugore po vazhdon të mbetet shqetësuese. Pas javës mes 22 dhe 28 shtatorit, ku vdiqën pesë persona në aksidente trafiku, edhe fillimi i tetorit ishte i zi në komunikacion.