Trump: “Udhëtimi ndalohet – siguria mbi gjithçka!”

 

 

Presidenti amerikan Donald Trump ka justifikuar ndalimin e udhëtimit për qytetarët nga disa vende, duke e cilësuar si një masë të nevojshme për të parandaluar kërcënimet e terrorizmit dhe për të adresuar sfida të sigurisë kombëtare, raportojnë mediat amerikane, shkruan Gazeta KFVA.

Trump deklaroi se, përveç Iranit, shumica e vendeve të përfshira në ndalim nuk janë në listën zyrtare të SHBA-së për shtetet që sponsorizojnë terrorizmin. Ai tha se disa shtete si Libia dhe Sudani u përfshinë për shkak të mungesës së kontrollit në lëshimin e pasaportave, ndërsa të tjera nuk kanë ofruar të dhëna kriminale apo kanë refuzuar të pranojnë qytetarët e tyre që janë deportuar nga SHBA-ja, transmeton BBC.

“Disa nga këto shtete janë të përfshira në konflikte të armatosura, dhe nuk mund të bashkëpunojnë në mënyrë efektive për çështje sigurie”, tha Trump.

Në lidhje me kufizimet për turistët, biznesmenët dhe studentët nga shtatë vende të tjera, Trump sqaroi se ato janë përzgjedhur për shkak të shkallës së lartë të tejkalimit të vizave nga qytetarët e tyre.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…