by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Administrata e Donald Trump po ushtron presion ndaj Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit që të pranojnë emigrantë të deportuar nga Shtetet e Bashkuara, raportoi “Bloomberg” të enjten, sipas burimeve të afërta me çështjen. Këto përpjekje janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të gjetur vende të gatshme të pranojnë persona të larguar nga SHBA, përfshirë edhe ata që kishin hyrë me mbrojtje të dhënë gjatë presidencës Biden, shkruan KFVA.
Burimet thanë se zyra rajonale e Departamentit të Shtetit është ngarkuar të promovojë këtë ide në vendet e Ballkanit. Nuk është ende e qartë nëse është arritur ndonjë marrëveshje konkrete. Serbia, që nuk ishte përmendur më parë si destinacion i mundshëm, tani del në skenë, veçanërisht për shkak të lidhjeve të saj me familjen Trump.
Në Beograd është planifikuar ndërtimi i një Trump Tower nga një firmë investimesh bashkëthemeluar nga Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit Trump. Projekti do të përdorë markën e Trump Organization, e cila aktualisht drejtohet nga djemtë e tij, Eric dhe Donald Trump Jr. Ky i fundit ka vizituar Serbinë disa herë dhe në prill të këtij viti darkoi me Presidentin Aleksandar Vuçiç.
Vuçiç është një simpatizues i njohur i Trump dhe ka ruajtur marrëdhënie të ngushta me figurat kryesore të kampit MAGA. Ndërkaq, administrata Trump po shqyrton edhe vende të tjera në Ballkan, si Kosova, për vendosjen e emigrantëve të deportuar.
Ndërkohë, administrata Trump ka përdorur një ligj të kohës së luftës për të justifikuar dëbimet, duke i etiketuar disa emigrantë si “armiq të huaj” në rast të kërcënimeve ndaj SHBA
Oleksandr Usyk ka arritur të mbrojtë titullin kampion i botës në pesha të rënda kundër Daniel Dubois në Wembley. Boksieri ukrainas arriti ta nokautojë dy herë brenda pak sekondash në raundin e pestë boksierin britanik. Goditja e dytë me të majtën ishte vdekjeprurëse, duke e lënë të shtrirë në ring Dubois. Arbitri Michael Griffin
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur dëshirën dhe gatishmërinë e tij për të bërë një takim kokë më kokë me homologun armik rus, Vladimir Putin. Në një komunikim të tij për ukrainasit, fillimisht Zelensky është shprehur se dialogu me Rusinë është duke vijuar, për shkëmbimin e të burgosurve. Ai shtoi se pala
Minutat e super meçit po afrojnë. Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois. Dyshja po i bëjnë disa ngrohje në dhomat e zhveshjes në “Wembley” para super meçit. Meçi pritet të fillojë përreth orës 23:00. Meçin mund ta shikoni KËTU.
Një burrë ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra pasi u ‘thith’ nga një makinë për rezonancë magnetike në një klinikë mjekësore në Long Island, Shtetet e Bashkuara. Viktima kishte një zinxhir metalik gjatë ekzaminimit. Lajmin e ka raportuar NBC New York. Sipas mediave amerikane, policia e qarkut Nassau ka deklaruar