Sot përpjekja e 27-të: Kuvendi si ‘reality show’ pa fund!

 

 

Kriza politike në Kuvendin e Kosovës po zgjatet, ndërsa përpjekjet për konstituimin e legjislaturës së re po dështojnë në mënyrë të vazhdueshme, shkruan Gazeta KFVA.

Sot, deputetët pritet të mblidhen në orën 11:00 për të vijuar me seancën e 27-të me radhë, me qëllim zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe themelimin e plotë të institucionit ligjvënës.

Seanca e fundit, e mbajtur të hënën, përfundoi pa rezultat, pasi nuk pati dakordim për përbërjen e Komisionit Ad-hoc, i cili është thelbësor për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentarin.

Nga 104 deputetë të pranishëm, vetëm 51 votuan për, një ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim – numra që nuk mjaftuan për miratim.

Kryesuesi Avni Dehari bëri thirrje të përsëritura që subjektet parlamentare të paraqesin emrat e propozuar për anëtarë të komisionit, por ato refuzuan të bashkëpunojnë, duke e thelluar më tej bllokadën institucionale.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…