by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në të cilën të akuzuar janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi është marrë vendim që të pranohen në prova materiale disa dokumente që janë përdorur gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit Marek Gasior me 27 janar 2025.
Vendimi për këto dokumente është marrë me 27 maj 2025 nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Statusi si ekspert në këtë çështje këtij dëshmitari iu ishte dhënë nga trupi gjykues përmes një vendimi të marrë me 16 dhjetor 2024.
Sipas trupit gjykues, disa nga provat nuk kanë përkthimin në gjuhën shqipe për çka e obligoi Prokurorinë që të sigurojë pa vonesa mungesat në përkthim.
Për dokumentet në fjalë, ZPS-ja pretendon se janë të besueshme dhe vlera e tyre provuese nuk tejkalohet nga ndonjë paragjykim.
Mbrojtja është shprehur kundër pranimit të provave të hartuara nga ekspertë të palëve të treta që nuk lidhen në listën e dëshmitarëve të ZPS-së përmes ndonjë dëshmitari ekspert.
Veç kësaj, ata kundërshtojnë pranimin e materialeve burimore shoqëruese me arsyetimin se disa nga artikujt nuk duhet të pranohen sepse nuk i përmbushin kushtet që bien mbi rregullat për pranimin e dokumenteve në prova materiale. Konkretisht kjo ka të bëjë me autopsi që nuk janë kryer nga vetë dëshmitari, autopsitë që kanë informata kundërthënëse dhe dokumentet që janë jashtë fushës së ekspertizës së këtij dëshmitari ose që nuk kanë lidhje me provat e tij.
“Trupi Gjykues vëren se Raporti i Ekspertit të Ë04826 përmban informacion, ndër të tjera, për rrethanat e vdekjes apo keqtrajtimit të viktimave në lokacionet e përmendura në Aktakuzë përfshirë Bajgorë/Bajgora, Llapushnik/Lapušnik, Drenoc/Drenovac, Malishevë/Mališevo dhe Kleçkë/Klečka. Trupi Gjykues është për rrjedhojë i bindur se Raporti i Ekspertit të Ë04826 është i rëndësishëm për akuzat në aktakuzë”, thuhet në vendim duke shtuar se ata janë të bindur që ky raport është i besueshëm prima facie e veç kësaj, ka edhe vlerë provuese.
Trupi gjykues në vendimin e tij ka thënë se disa nga provat dhe materialet burimore janë prova të zhvarrosjes, prova antropoogjike, ADN-je dhe të ngjashme të cilat bien drejtpërdrejtë në fushën e ekspertizës të dëshmitarit. Por këto prova nuk kanë përmendur në raportin e eksperti dhe si rrjedhojë e ka refuzuar pranimin e tyre.
Ndërsa, pjesa tjetër e këtij materiali burimor sipas vendimit përbehet nga raporte autopsish dhe dokumente që lidhen me vdekjen dhe keqtrajtimin e viktimave të pretenduara që përmenden në raportin e dëshmitarit ose që lidhen me dokumente që tashmë janë referuar në atë raport.
Si rrjedhojë, kjo pjesë materialit të mbetur burimor është pranuar në prova materiale pasi kishte vlerë provuese e cila nuk tejkalohej nga ndonjë paragjykim duke pasur parasysh që mbrojtja e kishte mundesinë që ta ballafaqonte dëshmitarin me përmbajtjen e këtyre dokumenteve.
Përveç këtyre materialeve, në prova materiale u pranuan edhe shumë materiale të tjera që u cilësuan si të rëndësishme për çështjen.
Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020
Presidenti i Polonisë, Kaorl Nawrocki, ka falënderuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për mesazhin e urimit me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale në Poloni. Përmes platformës “X”, presidenti polak është shprehur për përkushtimin e tij në forcimin e marrëdhënieve ekonomike, kulturore dhe të turizmit mes Polonisë dhe Kosovës, transmeton KFVA. “Jam shumë
Presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrton mundësinë për të shitur makinën e tij Tesla, një veprim që duket se vjen si rezultat i përplasjes gjithnjë e më të thellë me themeluesin e kompanisë, Elon Musk. Sipas mediave të huaja, të cilat citojnë një zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë, makina e kuqe
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, qysh pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve, kishte shprehur gatishmëri për bashkëpunim edhe më Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit. Ky qëndrim politik i hapur edhe ndaj Kurtit, i ka kushtuar Limajt me prishje të raporteve më Ramush Haradinajn, më të cilin kanë garuar bashkë në zgjedhjet e 9
Një Kuran i rrallë i është dhuruar xhamisë që gjendet në Kalanë e Prezës në Shqipëri nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan disa vite më parë, peshon rreth 17 kilogramë, është i gjatë 60 cm dhe i gjerë 42 cm. Fletët janë me përbërje lëkure. Ka po aq fletë dhe radhë të shkruara