Pagat e shërbyesve publik rriten për 55 euro nga muaji korrik

 

 

Qeveria në detyrë e Kosovës sot  ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se pagat e 80 mijë shërbyesve publik do të rriten që nga korriku për 55 euro më shumë.

“Pagat e shërbyesve publik këtë vit rriten dy herë nga 55 euro, për të kompletuar rritjen nga 110 euro për të gjithë. Rritja e parë ka filluar së zbatuari nga janari i këtij viti, rritja e dytë do të filloj së zbatuari nga muaji korrik siç është paraparë me Ligjin e Buxhetit. Sot do të marrim vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore shtesë për të gjitha organizatat buxhetore, që të mbulohet kostoja e kësaj rritje. Pas përgatitjeve teknike, zbatimi i fazës së dytë të rritjes do të filloj të zbatohet muajin e ardhshëm dhe kështu. Pagat mujore për zyrtarët publik për mbi 80 mijë zyrtar publik do të jenë për 110 euro më të lartë sesa ishin në dhjetor të vitit 2024”, ka thënë ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…