Bekë Berisha nis garën për Prishtinë – AAK e vendosur për pushtet komunal!

 

 

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka miratuar sot njëzëri listën e kandidatëve për zgjedhjet komunale të tetorit.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se kandidatët janë përzgjedhur me mbështetje unanime nga anëtarët e këshillit.

Sipas listës së publikuar, AAK do të garojë në disa prej komunave kryesore të vendit me këta kandidatë:

Gjakovë – Ardian Gjini

Pejë – Ali Berisha

Suharekë – Bali Muharremaj

Rahovec – Smajl Latifi

Klinë – Zenun Elezaj

Deçan – Bashkim Ramosaj

Prishtinë – Bekë Berisha

Artanë – Ajet Avdyli

Haradinaj theksoi se Aleanca po hyn në këtë proces zgjedhor me kandidatë të dëshmuar dhe me vizion të qartë zhvillimor për komunat që synon t’i udhëheqë.

“Gjatë ditëve në vijim, degët e Aleancës në komuna të tjera do të dalin me propozimet e tyre për kandidatë, duke përmbyllur kështu hartën zgjedhore të Aleancës në të gjithë vendin”, shkroi ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…