Kosovë Lajme

Aksioni “Qielli i thyer”, nga 30 ditë paraburgim për 22 të dyshuarit për drogë

 

 

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj 22 personave të arrestuar në aksionin e gjerë të koduar “SKY ECC”.

Vendimi është marrë mbrëmë vonë.

Lajmi  e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

22 personat e arrestuar në aksionin e Prokurorisë Speciale dhe Policisë,  dyshohen se janë pjesë e një grupi të organizuar kriminal, duke u përfshirë në veprat penale: krim i organizuar, trafikim me narkotikë, armëmbajtje pa leje dhe pastrim parash.