Agjenti i BIA-s pranon fajësinë për spiunazh

 

 

Aleksandar Vlajiq e ka pranuar fajësinë për veprën penale “spiunazh” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Në seancën e së enjtes u tha se Vlajiq, agjent i BIA-s serbe, ka lidhur marrëveshje për pranim të fajësisë me Prokurorinë Speciale. Ai ishte arrestuar në qershorin e 2024-s, me dyshimin se kishte mbledhur dhe dërguar informacione te Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë, raporton KFVA.

Sipas Prokurorisë, Vlajiq kishte krijuar një rrjet të të punësuarve të nacionalitetit serb, nga të cilët kishte pranuar informacione dhe raporte të punës së organizatave ndërkombëtare në Kosovë që, sipas aktakuzës, ndërlidheshin me aspektet politike dhe të sigurisë brenda territorit të shtetit.

Ai u përgjigj me “po” në gjuhën serbe kur u pyet nga gjyqtari nëse i kupton pasojat e pranimit të fajësisë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…