Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Ka dështuar edhe përpjekja e 27-të për konstitutuimin e Kuvendit. As sot, Lëvizja Vetëvendosje nuk i kishte numrat. Sot ishin veç 50 vota, shkruan KFVA.

VV ka vazhduar me përpjekjen për ta ndryshuar formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, në votim të fshehtë, por që nuk ka marrë mbështetje.

Partitë tjera, si PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe s’kanë propozuar fare anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë. Kur është hedhur në votim përbërja e komisionit, ata s’kanë marrë pjesë fare në proces.

Në dështim të votimit të Komisionit, Kryesuesi Avni Dehari ka ndërprerë seancën.

“50 deputetë për, kundër një, abstenime s’ka. Ndërpritet seanca. Takohemi me 7 maj, në orën 11:00”, tha Dehari.

E propozuara e VV’së për këtë pozitë vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu.

Related Posts