Ronaldo nuk dorëzohet kurrë! Portugalia përmbys Gjermaninë dhe kap finalen e Ligës së Kombeve

 

 

Edhe 40 vjeç Cristiano Ronaldo bëhet sërish hero për Portugalinë, duke shënuar golin e tij të 137-të me fanellën e kombëtares dhe duke udhëhequr skuadrën drejt një fitoreje 2-1 kundër Gjermanisë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve të UEFA-s. Me këtë sukses, Portugalia i dha fund një serie prej pesë humbjesh radhazi ndaj gjermanëve dhe siguroi vendin në finalen e madhe.

Ndeshja në Allianz Arena nisi me 10 minuta vonesë për shkak të një stuhie në Mynih. Të dy ekipet u shfaqën agresive që në fillim. Goretzka dhe Ronaldo provuan portierët kundërshtarë pa sukses, ndërsa Diogo Costa shkëlqeu me pritje vendimtare ndaj Woltemade dhe Goretzka.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por Gjermania zhbllokoi rezultatin në minutën e 48-të me një goditje me kokë të Florian Wirtz pas asistit të Kimmich. Megjithatë, Portugalia reagoi fuqishëm. Në minutën e 63-të, Francisco Conceição dribloi Gosens dhe goditi bukur në trekëndësh për të barazuar rezultatin.

Vetëm pesë minuta më vonë, Nuno Mendes shpërtheu në krah dhe shërbeu për Ronaldon, i cili nuk fali nga afër, duke vulosur përmbysjen 2-1.

Gjermania tentoi të rikthehej në lojë në minutat e fundit, por goditja e Adeyemit u ndal në shtyllë. Portugalia ruajti epërsinë dhe festoi kualifikimin në finalen e tretë të madhe nën drejtimin e trajnerit Roberto Martínez.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…