Nga Amerika e Jugut te bunkerët e Kosovës: Rrjeti mafioz që kapërceu kontinente dhe përfundoi në pranga!

 

 

Në orët e para të mëngjesit të 3 qershorit, qindra zyrtarë policorë zhvilluan bastisje të koordinuara në katër lokacione të ndryshme në Kosovë, duke arrestuar 22 persona të përfshirë në një rrjet të madh të trafikut të drogës.

Gazeta ka siguruar detaje nga dosja hetimore, ku përshkruhet mënyra se si funksiononte ky grup kriminal nga viti 2019 deri në vitin 2025.

Sipas dosjes së Prokurorisë, të cilën e ka siguruar gazeta, të dyshuarit vepronin si një grup i organizuar kriminal, duke porositur substanca narkotike të llojeve: kokainë, heroinë dhe marihuanë nga Amerika e Jugut, Irani dhe Turqia, me destinacion Kosovën.

“Të pandehurit, duke qenë pjesë e këtij grupi kriminal të organizuar që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike – kokainë, heroinë, marihuanë – nga shtetet e Amerikës së Jugut, Iranit dhe Turqisë për në Kosovë…”, thuhet ndër të tjera në dosje.

Rrjeti, sipas hetimeve, arrinte ta sillte drogën në Kosovë përmes rrugëve tokësore dhe porteve detare, duke përdorur Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si vende tranziti.

Substancat narkotike fshiheshin në kontejnerë të ndryshëm për transport mallrash. Në dosje thuhet:

“Aktivitetin e tyre kriminal e realizojnë fillimisht duke aranzhuar porositë e narkotikëve nga shtetet e lartpërmendura dhe, përmes pjesëtarëve të grupit, sigurohen që droga të fshihet në kontejnerë të ndryshëm të ngarkuar me mallra. Përdorin gjithashtu anije transportuese, kamionë për transport mallrash, si dhe vetura të pajisura me ‘bunkerë’ – vende të posaçme të ndërtuara enkas për fshehjen e drogës. Të njëjtat sillen në Kosovë përmes rrugëve tokësore dhe porteve detare, përmes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.”

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…