Misteri i Fushë Kosovës: 10-vjeçari zhduket pa gjurmë – Babai thirrje të dëshpëruar për ndihmë!

 

 

Një rast shqetësues është raportuar në Policinë e Kosovës lidhur me zhdukjen e një të mituri në qytetin e Fushë Kosovës.

Gazeta mëson se bëhet fjalë për L.H., 10 vjeç, i cili është larguar nga banesa e tij në rrugën “Enver Maloku”, që nga e hëna (02.06.2025), rreth orës 12:00 dhe deri më sot nuk është kthyer më në shtëpi.

Rastin e ka raportuar babai i tij, Agron Hoti, i cili ka deklaruar se nuk ka informacion për vendndodhjen e të birit dhe nuk di çfarë veshje ka pasur në momentin e largimit. Lartësia e tij është rreth 150 cm, me flokë dhe sy ngjyrë kafe.

Burimet bëjnë të ditur se fëmija është recidivist, pra me raste të mëparshme të largimeve nga shtëpia.

Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokurori kujdestar për të mitur, i cili ka urdhëruar që rasti të trajtohet si “Person i zhdukur”. Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet për lokalizimin e të miturit.

Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij, lusim të kontaktojë Policinë e Kosovës sa më parë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…