Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Shqipëri-Serbi, nga sistemet antidron te ndalimi i qëndrimit në ballkone

 

 

Të shtunën në Tiranë luhet ndeshja Shqipëri-Serbi për eliminatoret e Kupës së Botës 2026, dhe janë marrë masa të rrepta sigurie.


Rreth 1,500 forca policie do të angazhohen për rendin, ndërsa përfaqësuesja serbe do të shoqërohet gjatë gjithë qëndrimit të saj, shkruan KFVA.

Në stadium do të instalohen kamera me njohje fytyre dhe sisteme antidron për parandalimin e incidenteve.

Biletat janë të personalizuara dhe tifozët duhet të paraqesin kartën e identitetit për hyrje. Rrugët kryesore pranë stadiumit do të bllokohen për automjetet, ndërsa bizneset përreth do të mbyllen përkohësisht.

Po ashtu, nuk do të lejohet qëndrimi në ballkone apo dritare me pamje nga stadiumi

 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…