Kuvendi 27: Episodi tjetër i serialit pa fund të dështimeve të përsëritura!

 

 

Ditën e nesërme deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen përsëri për të zhvilluar seancën e 27-të me radhë.

Deputetët e opozitës po kundërshtojnë idenë e Lëvizjes Vetëvendosje që emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të votohet në mënyrë të fshehtë.Po ashtu Lëvizja Vetëvendosje nuk po tërhiqen nga propozimi i saj për kandidat për kryetar të Kuvendit.

Theksojmë se sot presidentja e vendit Vjosa Osmani mblodhi në një takim përfaqësuesit e partive poltike mirëpo në atë takim nuk është diskutuar lidhur me ngërçin politik por vetëm për zgjedhjet lokale.

Seanca nis në ora 11:00./ KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…