Kosovë Lajme

Kurti e çon ‘zonjën përpjeke’ Haxhiu: Nis takimi te Osmani për zgjedhjet lokale me krerët e partive

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po zhvillon takim me përfaqësuesit e subjekteve politike për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.


Ndryshe nga partitë e tjera që po përfaqësohen nga liderët e tyre, Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar Albulena Haxhiun.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, një ditë më parë bëri të ditur se menjëherë pas konsultimeve, presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve.