Kurti dhe TVSH-ja: “Zero përqind” premtime, “100 përqind” mashtrime!

 

 

Një video e një premtimi të rremë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, po qarkullon nëpër rrjete sociale.

Kurti përgjatë kohës sa ishte në opozitë zotohej për largimin e Tatimit në Vlerë të Shtuar (TVSH) në produktet esenciale, shkruan KFVA.

Deklarimi i tij:

16 për qind si për qumështin për fëmijë, si për uiskin, 16 për qind është TVSH-ja. Për bukën, ujin, qumështin, vajin, kripën, sheqerin, miellin, librat TVSH-ja 0.

Çmimi mesatar i bukës sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në nivel vendi për muajin shkurt të këtij viti ka qenë 36 centë. Kur t’ia heq TVSH’në, buka që është 36 centë, bëhet 31 centë. Ndërkaq buka e cila është më e lirë, 30 centë, bëhet 26 centë. Qumështi i cili mesatarisht kushton 91 centë, bëhet 78 centë për litër. Ndërkaq qumështi i cili kushton më lirë, pra 85 centë, bëhet 73 centë për litër.

Mandej sheqeri i cili mesatarisht kushton 72 centë, do të bie në 62 centë. Mielli, mesatarisht, prej 38 centë, nëse e ke thesin 25 kilogramë, bie në 33 centë, ndërkaq mielli më i lirë prej 36 centë bie në 31 centë. Ndërkaq kripa, kur blihet me nga 5 kilogramë, prej 20 centë bie në 17 centë. Vaji, prej 1 euro e 23 centë mesatarisht, bie në 1 euro e 6 centë, ndërkaq vaji që është më i liri, që kushton 1 euro, bie në 86 centë.

Pra, qytetarët e Kosovës si konsumatorë të klasës së mesme dhe të varfër do të përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe do të pushojë një herë e përgjithmonë mënyra aktuale në të cilën ata që kanë më së paku kontribuojnë më së shumti në buxhet, e sërish përfitojnë më së paku.

 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…