Kos thirrje për Kosovën: Lëreni veprimet e njëanshme, krijoni institucionet

 

 

Veprimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës nuk e shtrojnë rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Ky mesazh ka përshkuar adresimin e djeshëm të Komisioneres për Zgjerim Marta Kos, e cila dialogun e ka konsideruar si të vetmen mënyrë për anëtarësim drejt BE-së.

“Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është kërkesë thelbësore. Veprimet e njëanshme nuk mund ta zëvendësojnë dialogun,” ka thënë Kos para anëtarëve të Parlamentit Evropian

Në sesionin e Komitetit për Çështje të Jashtme, ajo ka theksuar gatishmërinë e Komisionit Evropian për të përgatitur një opinion për sa i përket aplikimit të Kosovës për anëtarësim, raporton Nacionale, transmeton KFVA.

Pavarësisht se ishte dorëzuar më 15 dhjetor 2022, aplikimi nuk është shqyrtuar ende, duke bërë që Kosova të jetë vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor pa statusin e vendit kandidat.

Në fjalën e saj, Kos po ashtu bëri thirrje për formim të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës.

“Një qeveri dhe kuvend funksional janë jetikë që Kosova të përfitojë nga Plani i Rritjes të BE-së,” ka shtuar ajo.

Në fund, duke përsëritur përkushtimin e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, Kos ka thënë se “dera mbetet e hapur, por çelësi është te dialogu dhe demokracia funksionuese.”

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…