Konfirmohet rasti i parë me murtajën që prek bagëtitë e imta në Shqipëri

 

 

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka konfirmuar sot rastin e parë në vend të Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR), një sëmundje infektive që prek delet dhe dhitë. Rasti është zbuluar në një fermë të mbarështimit të dhive në njësinë administrative Postribë, qarku Shkodër.

Mostrat e marra nga Shërbimi Veterinar janë analizuar në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka konfirmuar praninë e virusit. Menjëherë pas konfirmimit, janë zbatuar masat e përcaktuara në Planin Kombëtar të Kontigjencës për PPR, me qëllim izolimin, kontrollin dhe menaxhimin e situatës në terren.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë mbarështuesve të kafshëve të imta që të respektojnë masat parandaluese, të shmangin lëvizjen e kafshëve dhe të njoftojnë menjëherë Shërbimin Veterinar nëse konstatojnë simptoma si temperaturë, rrjedhje nga hunda, inflamacion i syve, diarre apo ngordhje të papritura. Është vënë në dispozicion edhe numri i gjelbër falas 0800 3366 për raportime.

Theksohet se kjo sëmundje nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk përbën rrezik për shëndetin publik. Autoritetet premtojnë ndjekje të rreptë të situatës dhe informim të vazhdueshëm për qytetarët.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…