Kadrijaj: Dauti, po thotë se për Kurtin ma e rëndësishme është Albulena se zhbllokimi i kuvendit

 

 

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka komentuar dështimin e 26-të me radhë për konstituimin e Kuvendit, duke ndarë një bisedë me bashkëpartiakun e saj, Daut Haradinaj.

Përmes një postimi në Facebook, Kadriaj ka bërë të ditur se para seancës së sotme kishte qëndruar në një kafene ku kishte biseduar me Haradinajn, duke e cituar këtë të fundit me një koment thumbues ndaj kryeministrit në largim, Albin Kurti.

“Edhe sot për të 26-tën herë seriali vazhdon. Dauti, po thotë se për Kurtin ma e rëndësishme është Albulena se zhbllokimi i Kuvendit,” ka shkruar Kadriaj.

Ajo shtoi se opozita kishte treguar “gjenerozitet” duke propozuar dy gra deputete për zgjidhjen e bllokadës, por sipas saj, as kjo nuk ka mjaftuar që Kurti të ndryshojë qëndrim.

“Ne u treguam shumë gjenerozë me propozimin e dy femrave deputete, por as kjo nuk vlejti për Kurtin,” tha Kadriaj.

Ajo kritikoi qeverinë për krizën energjetike dhe faturat e larta të rrymës, duke e quajtur situatën “mafi të bardhë energjetike” që po rëndon mbi qytetarët.

“Me rëndësi faturat e rrymës po ju shkojnë qytetarëve të stërlodhur, nga kjo mafi e bardhë energjetike”.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…