Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin

 

 

Tarifat e reja prej 50% të administratës Trump mbi importet e aluminit dhe çelikut nga pjesa tjetër e botës hynë në fuqi në mesnatë sipas orës lokale.

Lufta tregtare e presidentit amerikan po zgjerohet në një veprim që pritet të nxisë tensionet me partnerët kryesorë ekonomikë të vendit.

Trump nënshkroi urdhrin ekzekutiv dje duke i rritur këto tarifa nga 25% në 50%, shkruan KFVA.

Ky veprim rrit taksat e importit të metaleve, inpute kyçe në gjithçka, nga makinat te ushqimet e konservuara, për herë të dytë që nga marsi.

Sipas Trump, masat, të cilat hyjnë në fuqi të mërkurën, synojnë të sigurojnë të ardhmen e industrisë amerikane të çelikut.

Megjithatë, kritikët thonë se mbrojtjet mund të shkaktojnë kaos te prodhuesit e çelikut jashtë SHBA-së, të shkaktojnë hakmarrje nga partnerët tregtarë dhe të vijnë me një kosto ndëshkuese për përdoruesit amerikanë të metaleve.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…