Gjykata pranon: Murseli përballë “skanimit mendor” për krimet tronditëse!

 

 

Në seancën ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, Avokatja e Naim Murselit, Teuta Zhinipotoku kërkoi që klienti të saj t’i bëhet ekzaminimi i statusit mendor, shkruan Gazeta KFVA.

Ky propozim i avoktes është pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Seanca gjyqësore e radhës për vrasjen e Liridona Ademajt u caktua me 2 korrik në ora 13:10. Në seancën e 2 korrikut pritet të dëshmojë vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj.

Gjyqi do të vazhdojë edhe në datat 9 korrik, në ora 13:10, si dhe me 14 korrik në ora 09:00.Sot, i akuzuari Naim Murseli u deklarua i pafajshëm para Gjykatës për vrasjen e Liridona Ademajt. Madje ai tha se po u vërtetuan pretendimet e Prokurorisë, ai vetë për veten do të kërkojë burgim të përjetshëm.

“Unë deklarohem i pafajshëm dhe sa i përket akuzës, vetëm dua të shtoj se po të vërtetohen pretendimet e prokurores, unë vet për veten time do të kërkoj dënim me burgim të përjetshëm”, tha Murseli.

Të akuzuarit tjerë, Granit Plava u mbrojt në heshtje, ndërsa Kushtrim Kokalla u deklarua i pafajshëm.

  • Shkrime të ngjashme

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…

    Gjykimi për Banjskën, dy të akuzuar nuk deklarohen sërish- tjetri thotë se nuk është fajtor

    Sot ka nisur vazhdimi i gjykimit në rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas ndryshimit të trupit gjykues. Rasti që më herët udhëhiqej nga gjyqtari Arben Hoti, tash drejtohet nga gjyqtari Ngadhënjim Arrni si kryetar i trupit gjykues, me…