“Gaza, më keq se ferri në tokë”, mbyllen qendrat e ndihmave, s’ka ushqim për banorët e uritur

 

 

“Gaza është bërë më keq se ferri në tokë”. Janë fjalët e presidentes së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Mirjana Spoljaric, e cila në një prononcim për BBC paralajmëron se njerëzimi po dështon.

Sipas saj, shtetet nuk po bëjnë mjaftueshëm për t’i dhënë fund vuajtjes së palestinezëve dhe për lirimin e pengjeve izraelite. Ajo thekson se banorët në Rripin e Gazës po privohen nga dinjiteti njerëzor dhe se ligji ndërkombëtar po shkelet me të dyja këmbët, shkruan A2 CNN.

Deklarata vjen teksa Fondacioni Humanitar për Gazën, i menaxhuar nga Izraeli dhe SHBA, njoftoi se nuk do të shpërndajë asnjë ndihmë të mërkurën, për shkak se forcat e mbrojtjes izraelite do të angazhohen për të përforcuar sigurinë përtej perimetrit të pikave të shpërndarjes. Ky hap ndërmerret pas vrasjes së civilëve që prisnin për ushqim në këto pika.

Teksa njoftoi pezullimin e shpërndarjes së ndihmave të mërkurën, ushtria izraelite paralajmëroi se të gjitha rrugët që çojnë drejt pikave të shpërndarjes së ushqimeve do të konsiderohen zona lufte.

Të paktën 27 palestinezë u vranë nga zjarri izraelit teksa prisnin të siguronin ushqim pranë një pike të shpërndarjes së ndihmave të hënën, në incidentin e tretë të këtij lloji gjatë kësaj jave.

IDF pretendon se trupat e veta kishin qëlluar pas identifikimit të personave të dyshuar, të cilët kishin lëvizur në drejtimin e tyre duke devijuar nga itineraret e përcaktuara.

Ndërkohë, 12 palestinezë u vranë pas një sulmi izraelit në një shkollë në Khan Junis, ku strehoheshin persona të shpërngulur.

Izraeli nuk po i lejon organizatat ndërkombëtare të lajmeve të hyjnë në Gaza, duke e bërë të vështirë verifikimin e asaj që po ndodh në terren.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…