Ambasada e Kosovës në Austri ka një njoftim për bashkatdhetarët

 

 

Ambasada e Kosovës në Austri ka njoftuar bashkatdhetarët se nga tani e tutje të gjitha shërbimet konsullore do të ofrohen vetëm me termin të caktuar paraprakisht përmes platformës elektronike zyrtare eKosova.


Në njoftimin e Ambasadës theksohet se shërbime si lëshimi i pasaportave, letërnjoftimeve, certifikatave dhe dokumenteve të tjera do të realizohen vetëm për qytetarët që kanë rezervuar paraprakisht një takim online.

Caktimi i terminit bëhet përmes këtij linku.

Udhëzimet për caktimin e terminit janë si më poshtë:

Hyni në platformën eKosova

Zgjidhni opsionin Shërbimet Konsullore

Klikoni: Terminet për misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës

Zgjidhni: Ambasada – Austria, Vjenë

Zgjidhni shërbimin e nevojshëm dhe përfundoni aplikimin

Qytetarët që kanë caktuar termin, duhet të paraqiten në adresën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri.

 

 

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…