Ukraina shpërthen eksploziv në urën e Krimesë, dy ditë pas sulmeve 4 mijë kilometra thellë në Rusi

 

 

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) ka ndërmarrë për herë të tretë një sulm ndaj urës së Krimesë që nga nisja e luftës në shkallë të gjerë, duke minuar dhe dëmtuar shtyllat nënujore të kësaj ure strategjike, raportojnë mediat ukrainase.


“Operacioni ka zgjatur disa muaj. Agjentët e SBU-së kanë minuar shtyllat mbajtëse të kësaj ndërtese ilegale”, thuhet në një njoftim të SBU-së të publikuar në Telegram, që e transmeton edhe Kyiv Independent.

Ura e Krimesë, e ndërtuar pas aneksimit të paligjshëm të gadishullit nga Rusia në vitin 2014, është një nyje kyçe për furnizimin dhe transportin e forcave ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës.

Përpos këtij aksioni, Ukraina para dy ditësh sulmoi edhe bombarduesit rusë të parkuar në disa baza ajrore nëpër Rusi, duke raportuar se 1/3 e bombarduesve u shkatërruan nga dronët ukrainas.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…