by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ukraina është ftuar në samitin e ardhshëm të NATO-s, ka deklaruar Volodymyr Zelensky. Holanda do të jetë mikpritëse e një samiti të liderëve të NATO-s në Hagë, më 24-25 qershor, dhe pritet që mbështetja ushtarake dhe politike për Ukrainën të jetë një nga temat kryesore të samitit.
Lidhur me samitin, presidenti ukrainas ka thënë se “ne u ftuam në samitin e NATO-s. Mendoj se kjo është e rëndësishme”.
Zelensky nuk ka specifikuar se kush do ta përfaqësojë në këtë ngjarje Ukrainën, raporton skynews.
Lideri ukrainas ka bërë thirrje që NATO të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën në rast të një armëpushimi ose marrëveshjeje paqeje me Rusinë.
Ai gjithashtu ka shtyrë përpara kërkesën që Ukraina të bëhet anëtare e aleancës së mbrojtjes, madje ka deklaruar se është i gatshëm të heqë dorë nga presidenca për këtë qëllim.
Ndërkohë, Moska ka deklaruar se kushtet për përfundimin e luftës në Ukrainë përfshijnë kërkesën që udhëheqësit perëndimorë të zotohen me shkrim se do të ndalin zgjerimin e NATO-s drejt lindjes.
Deputeti i VV-së, Hekuran Murati i ka reaguar ish- kryeministrit, Isa Mustafa i cili tha se ministrat e tij që u zgjodhën deputet, i liroi nga detyra që të shmangej shkelja e Kushtetutës, raporton KFVA. Ai ka shkruar se Qeveria e drejtuar Mustafa ishte shkarkuar me mocion. “Pas zgjedhjeve të mbajtura me 11
Njohës të ekonomisë në Kosovë po kërkojnë me ngulm heqjen e menjëhershme të taksës prej 10 për qind ndaj importeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si një veprim të papranueshëm që po dëmton rëndë raportet strategjike dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Duke e quajtur këtë taksë “të pajustifikueshme
Janë vetëm edhe gjashtë ditë dhe tri seanca, për përcaktimin përfundimtar nëse legjislatura aktuale e Kuvendit të Kosovës do të konstituohet apo jo. Derisa numërimi prapa ka filluar, kryetari i VV-së Albin Kurti ka nisur ta ndiejë presionin Kushtetues. Ai ka nisur të zhvillojë takime me kreun e NISMA-s, Fatmir Limaj, parti kjo
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për një javë jashtëzakonisht të nxehtë, që do të zgjasë nga e hëna deri të premten, 21-25 korrik. Sipas njoftimit zyrtar vendi do të ndikohet nga masa të ajrit shumë të nxehtë dhe të thatë të ardhura nga Afrika Veriore, konkretisht nga rajoni i Saharasë. “Një presion