Studimi alarmues: 40% e akullnajave drejt zhdukjes, rrezikohet rritje e ndjeshme e nivelit të detit

 

 

Akullnajat e botës po përballen me një krizë serioze: gati 40% e masës së tyre totale është e dënuar të zhduket, edhe nëse ngrohja globale ndalet menjëherë, sipas një studimi të ri të publikuar në revistën shkencore Science, raporton KFVA.

Studiuesit parashikojnë se, krahasuar me vitin 2020, akullnajat do të humbin përfundimisht 39% të masës së tyre – një proces tashmë i pakthyeshëm – çka do të kontribuojë me një rritje prej 113 milimetrash të nivelit global të detit.

Nëse bota vazhdon me politikat aktuale për klimën, të cilat ka shumë të ngjarë të dështojnë në frenimin e ngrohjes nën 1.5°C, humbja e akullnajave mund të arrijë deri në 76%.

Kjo do të ishte një goditje e rëndë për vendet që varen nga shkrirja e akullnajave për ujitje, energji dhe furnizim me ujë të pijshëm. Siç shpjegon glaciologu James Kirkham nga Iniciativa Ndërkombëtare për Klimën e Kriosferës: “Dallimi mes humbjes së 39% dhe 76% të masës së akullnajave është dallimi mes mundësisë për t’u përshtatur dhe pamundësisë për ta bërë këtë.”

Megjithatë, autorët e studimit përpiqen të përcjellin edhe një mesazh shprese. “Me këtë studim duam të tregojmë se çdo dhjetëshe e gradës më pak në ngrohjen globale, ndihmon në ruajtjen e akullnajave,” tha Lilian Schuster, kërkuese në Universitetin e Innsbruck në Austri dhe bashkautore e studimit.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…