Sërish dhunë në Universitetin “Ukshin Hoti”, profesori sulmon fizikisht asistenten

 

 

Një tjetër konflikt ka ndodhur në ambientet e Universitetit të Prozrenit “Ukshin Hoti”, profesori Shkëlqim Millaku ka sulmuar fizikisht asistenten e Rrezarta Ramadani, shkruan KFVA.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orarit të punës në ambientet e fakultetit, në praninë e dëshmitarëve.

Sipas informacioneve, incidenti ka përfshirë kontakt të drejtpërdrejtë fizik dhe dhunë të paprovokuar ndaj  Ramadani.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes me të marrë lajmin, derisa rasti po trajtohet sipas procedurave ligjore.

Ky nuk është rasti i vetëm që i njëjti profesor po kanosë koleget e tij.

KFVA para disa ditësh kishte raportuar për një tjetër incident të shkaktuar nga Shkëlqim Millaku.

I njëjti kishte kërcënuar profesoreshën e këtij Universiteti se do ta hidhte nga dritarja.

Ndryshe ende nuk është ndërmarrë asnjë veprim disiplinor apo ndëshkues ndaj profesorit Millaku.

  • Shkrime të ngjashme

    NATO shqyrton krijimin e “Rojës së Arktikut” për t’i zbutur tensionet SHBA–Danimarkë për Grenlandën

    Një nga mënyrat e mundshme për t’i ulur tensionet e tanishme politike mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me të ardhmen e Grenlandës mund të jetë themelimi i një misioni të udhëhequr nga NATO-ja, i quajtur “Roja e Arktikut”.…

    Gjenden të vdekur dy burra në Prizren, Policia nis hetimet

    Policia e Kosovës ka nisur hetime lidhur me dy vdekje në Prizren, ku dy burra janë gjetur të vdekur në 24 orët e fundit. Njëri person është gjetur i vdekur në rrugën “Hajdar Shala”, në orët e para të mëngjesit…