Policia aksion në tri rajone, kundër drogës dhe krimeve kibernetike

 

 

Policia e Kosovës ka nisur një operacion në tri rajone kundër trafikimit me substanca narkotike dhe krimeve kibernetike.

Lajmin e ka konfirmuar, Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Pas një pune operative dhe hetimore, nga zyrtarët e Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës (PK), nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot në orët e hershme të mëngjesit është realizuar një operacion i suksesshëm policor. Gjatë këtij operacioni policor janë kryer kontrolle në tri rajone të Kosovës që përfshijnë një numër të konsiderueshëm të lokacioneve të ndryshme, kundër trafikimit me narkotik dhe krimeve kibernetike”, ka pohuar ai.

Mes tjerash, Kelani ka shtuar se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ndërsa detajet tjera do të bëhen pas kompletimit të operacionit.

  • Shkrime të ngjashme

    PDK shpenzoi mbi 272 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale 2025

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportin e paaudituar të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Zgjedhjet Lokale 2025, të mbajtura më 12 tetor. Sipas raportit për periudhën 9 qershor – 9 nëntor…

    KQZ publikon shpenzimet: Vetëvendosje shpenzoi mbi 992 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet raportet e paaudituara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat janë mbajtur më 12 tetor 2025. Nga…