by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Turistët në Turqinë perëndimore dhe ishujt grekë u tronditën të hënën në mbrëmje, ndërsa një tërmet me magnitudë 5.8 ballë goditi pranë destinacionit të njohur turistik të Rodosit.
Të paktën një person ka vdekur në Turqi, ndërsa dhjetëra të tjerë pësuan lëndime ndërsa vendasit e kapluar nga paniku u përpoqën të hidheshin nga ndërtesat e tyre, transmeton Telegrafi.
Tërmeti goditi rreth 29 kilometra në veri të Rodosit, më i madhi nga ishujt Dodekanezë pranë kufirit me Turqinë, rreth orës 2:17 të mëngjesit të martën në një thellësi prej 68 kilometrash, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare.
Valët e goditjes u ndjenë në pjesë të Greqisë jugore, Turqisë perëndimore dhe zonave bregdetare të Detit Egje, thanë raportet lokale.
Një vajzë 14-vjeçare vdiq në qytetin turistik të Fethiye pas tërmetit, tha ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya. Adoleshentja u dërgua në spital, por nuk mundi të shpëtohej, shtoi ai.
Dhjetëra banorë u dërguan në spital për trajtim në Mugla në Turqi, pasi pësuan lëndime ndërsa përpiqeshin të dilnin me nxitim nga shtëpitë e tyre.
Acar Unlu, kryebashkiaku i qytetit turistik turk Marmaris, i tha NTV se rajoni u trondit nga tërmeti, duke bërë që ekipet e menaxhimit të fatkeqësive të dërgoheshin për të vlerësuar dëmet. /Telegrafi/
Qendra Tregtare Viimsi në qytetin Haabneeme të Estonisë është e famshme për një shkëmb gjigant në mes të saj. Në fakt ka shumë gjëra që mund të presësh të gjesh në një supermarket, por një shkëmb gjigant sigurisht që nuk është një prej tyre. Dhe megjithatë, në këtë supermarket estonez, një shkëmb gjigant
Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali gjerman Christian Freuding në një intervistë të publikuar më 19 korrik. Numri i dronëve marramendës i përshkruar nga Freuding, i cili kryeson grupin e punës për Ukrainën në Ministrinë gjermane të Mbrojtjes, vjen ndërsa
Njohësi i politikave në Ballkan, Daniel Serwer ka dhënë një vlerësim mbi zhvillimet në rajon. Ai u shpreh se aktualisht Kosova qëndron mirë sa i përket situatës së sigurisë. ”Kosova është mirë për tani”, thotë ai. ”Por, nuk e di sa më gjatë do të dëshirojnë Shtetet e Bashkuara të mbajnë praninë e trupave
Administrata Trump i ka lënë dorë të lirë Gjermanisë për të furnizuar Ukrainën me sistemet e mbrojtjes Patriot. Burime për median amerikane Wall Street Journal bëjnë me dije se dy raketat e sistemet e para do të dërgohen nga Berlini në ditët në vijim. Premtimi i SHBA-së për të zëvendësuar shpejt sistemin Patriot