by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Data e zgjedhjeve ende nuk është caktuar, por që për këtë presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka ftuar në takim partitë politikë në mënyrë që të caktohet data, raporton KFVA.
Zgjedhjet pritet të mbahen në muajin tetor, por që pritet të vendoset mes dy datave, 19 ose 26 tetor që qytetarët e Kosovës t`i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e tyre.
Pak a shumë edhe partitë politike tashmë janë pëcaktuar për kandidaët për kryetar të Prishtinës.
Lidhja Demorkatike e Kosovës do të vazhdoi sërish me Përparim Ramën, përderisa Partia Demokratike e Kosovës besimin ia ka jap edhe njëherë Uran Ismaili që në zgjedhjet e fundit lokale doli i treti.
Garës për kryetare të Prishtinës tashmë e ka konfirmaur edhe zyrtarisht Besa Shahini, ish- ministre e Arsimit në Qeverinë e Shqipërisë, njëherit bashkëshortja e Dardan Molliqajt.
Partia që drejtohet nga Behgjet Pacolli, Aleanca Kosova e Re, do të garojë me Selim Pacollin për kryetar të Prishtinës.
Së paku kështu ka thënë një burim i gazetës nga ky subjekt politik.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës siç kanë raportuar mediat do të garojë me Bekë Berishën për kryetar të Prishtinës.
Po ashtu Periskopi ka mësuar se edhe Gent Begolli ( ish-asamblist i AAK dhe ish-drejtor i shërbimeve publike në KK të Prishtinës )do të jetë në garë për kryetar të Prishtinë bashkë me një grup që kanë formuar përmes një inciative qytetare.
E ajo që para katër vitesh humbi zgjedhjet në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje, ende nuk ka vendosur për emrin me të cilin do të garojë për Prishtinën.
Burime të Periskopit kanë thënë se janë 3 apo 4 emra që po diskutohet në partinë që drejtohet nga Albin Kurti.
Glauk Konjufca, Arben Vitia, Hajrullah Çeku, Ilir Kërçeli, janë disa nga emrat që po përmenden se mund të jenë kandidatë për të parin e Prishtinës.
Sipas këtyre burime Arben Vitia ka zero interesim për t`i hyrë garës sërish, pas humbjes së para katër viteve nga Përparim Rama i LDK’së, por që në rast se do të jetë sërish kandidat është në dorën e Albin Kurtit.
Lëvizja Vetëvendosje po mendon seriozisht që ta nominoi Glauk Konjufcën për kryetar të Prishtinës, emër ky i përfolur tash e disa muaj.
Por ka qenë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që ka ‘turbulluar ujërat’ në një intervistë në RTK e ku ndër të tjera tha se Glauk Konjufca do të ketë një pozitë të re në Qeveri, atë të ministrit.
Nuk dihet a ka qenë taktizim i Kurtit kjo deklaratë për njëriun e dytë të partisë, por që deri në këto momente Konjufca zyrtarisht as nuk është ministër e as kandidat për kryetar të Prishtinës.
Zgjedhjet lokale ishin mbajtur me 17 Tetor 2021, përderisa raundi i dytë me 14 nëntor.
Në raundin e parë në Prishtinë ishte ky rezultat:
Arben Vitia (VV) 36 mijë e 818 vota apo 42.54 %
Përparim Rama (LDK) 25 mijë e 252 apo 29.17%
Uran Ismaili ( PDK) 18 mijë e 771 vota apo 21.69 %
Në raundin e dytë të mbajtur me 14 nëntor Përparim Rama kishte përmybusur rezultatin duke marrë 41 mijë e 46 vota apo 50.98 përqind, përderisa Arben Vitia mori 40.143 mijë vota apo 49.02%./
Pak para nisjes së seancës së Kuvendit, një grup i qytetarëve janë mbledhur për të kundërshtuar bllokadën në të cilën ka ngecur Kuvendi tash e sa kohë. Një prej tyre iu tha gazetarëve se dolën aty për ta ngritur zërin ndaj kësaj, ndërsa u ankua edhe për sjelljen e deputetëve ndaj gazetarëve. “Iu
Ka dështuar edhe përpjekja e 27-të për konstitutuimin e Kuvendit. As sot, Lëvizja Vetëvendosje nuk i kishte numrat. Sot ishin veç 50 vota, shkruan KFVA. VV ka vazhduar me përpjekjen për ta ndryshuar formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, në votim të fshehtë, por që nuk ka marrë mbështetje. Partitë
Avokati Arianit Koci, i cili dje paralajmëroi një akt simbolik para Parlamentit të Kosovës për të shprehur pakënaqësi për ngërçin politik në të cilin është futur Kosova. Koci para objektit të Kuvendit, u ka kërkuar deputetëve që kanë arritur për t’u futur në seancë që të “merren vesh dhe të dalin nga bllokada
Në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në të cilën të akuzuar janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi është marrë vendim që të pranohen në prova materiale disa dokumente që janë përdorur gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit Marek Gasior me 27 janar 2025. Vendimi për këto dokumente është