Hollanda pa kryeministër — dorëheqja e papritur që trondit qeverinë!

 

 

Kryeministri i Holandës, Dick Schoof, ka dhënë dorëheqje të martën, vetëm pak orë pasi lideri i ekstremit të djathtë, Geert Wilders, njoftoi largimin e partisë së tij PVV nga koalicioni qeverisës, raporton The Guardian.

Wilders deklaroi më herët gjatë ditës se partia e tij nuk do të jetë më pjesë e qeverisë, duke çuar kështu në rrëzimin e koalicionit dhe hapjen e rrugës për zgjedhje të reja.

Sipas tij, partnerët e koalicionit nuk ishin të gatshëm të pranonin propozimet për ndryshimin e politikave të migrimit dhe azilit – një temë kyçe për të cilën ai kishte kërkuar mbështetje gjatë javës së kaluar.

“Asnjë nënshkrim për planet tona të azilit. PVV largohet nga koalicioni”, ka shkruar Wilders në rrjetin social X.

Largimi i papritur i Wildersit i jep fund një koalicioni tashmë të brishtë, i cili që nga formimi në korrik të vitit të kaluar, ka hasur në vështirësi për të gjetur konsensus në një sërë çështjesh kyçe.

  • Shkrime të ngjashme

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…

    Gjykimi për Banjskën, dy të akuzuar nuk deklarohen sërish- tjetri thotë se nuk është fajtor

    Sot ka nisur vazhdimi i gjykimit në rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas ndryshimit të trupit gjykues. Rasti që më herët udhëhiqej nga gjyqtari Arben Hoti, tash drejtohet nga gjyqtari Ngadhënjim Arrni si kryetar i trupit gjykues, me…