Dy tërmete me magnitudë 6.2 dhe 5.8 në Turqi dhe pranë Rodosit

 

 

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë goditi gjatë natës pranë ishujve Dodekanezë, përgjatë kufirit të Turqisë në Mesdhe. Tërmeti goditi në orën 23:17 sipas kohës lokale, 18 kilometra nga ishulli i Rodosit, në një thellësi prej 68 kilometrash, tha EMSC.

Një tërmet me magnitudë 5.8 ka goditur zonën përballë Marmarisit në Muğla, sipas të dhënave nga AFAD, raporton Haberler, transmeton KFVA.

Tërmeti, që ndodhi rreth orës 02:17 të mëngjesit, është ndjerë fuqishëm në qytetet përreth si İzmir, Manisa, Aydın, Denizli dhe Antalya. Sipas të dhënave zyrtare, thellësia e tërmetit ishte 67.91 kilometra.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, njoftoi se si pasojë e panikut humbi jetën një vajzë 14-vjeçare me emrin Afranur Günlü, ndërsa 69 persona të tjerë u plagosën.

Kryetari i Bashkisë së Marmarisit, Acar Ünlü, deklaroi se tërmeti u ndje me intensitet të lartë dhe se ekipet e emergjencës janë në terren. Deri tani nuk ka raportime për dëme të mëdha materiale apo viktima të tjera.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…