Në muajt kur çmimi i derivateve po bie, për ministrinë e udhëhequr nga Faton Peci po rritet. Periskopi ka siguruar faturat e shpenzimeve të automjeteve për muajt mars dhe prill dhe aty vërehet se çmimi i karburantit për muajin e parë është paguar më lirë ndërsa për të dytin është rritur. Edhe pse, do duhej të ishte e kundërta duke marrë parasysh se çmimet e derivateve janë në rënie, transmeton KFVA.
Në pasqyrën tabelare të shpenzimeve të karburanteve dhe servisimit të automjeteve për muajin mars, kabineti i Ministrit Peci ka harxhuar 1008.81 euro për 881.8 litra naftë.
Teksa në total i gjithë departamenti kap vlerën e 2853.54 euro
Në tabelën e mëposhtme gjeni edhe shpenzimet e tjera të kryera nga kjo Ministri për muajin mars:
Nëse nxjerrim mesataren e çmimit të naftës që ka paguar Ministria e Pecit, i bie 1.14 euro.
Por, nëse kalojmë në muajin prill – sipas të dhënave për shpenzimet e derivateve – Ministria Pecit ka harxhuar 1893.71 euro për 1518.1 litra naftë.
Në tabelën e mëposhtme gjeni edhe shpenzimet e tjera të kryera nga kjo Ministri për muajin prill:
Nëse nxjerrim mesataren e çmimit të naftës që ka paguar Ministria e Pecit, i bie 1.25 euro.
Tek kjo pasqyrë tabelare, janë publikuar edhe shpenzimet për servisimin e automjeteve.
Në muajin mars është kryer servisimi i dy veturave në këtë Minstri, që i kushtuan 1299.
Teksa në muajin prill, është kryer vetëm servisimi i një veture në vlerë prej 50 euro.