Besa Shahini shpall kandidaturën për Kryetare të Prishtinës

 

 

Ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini ka shpallur kandidaturën për Kryetare të komunës së Prishtinës.

Në një video në Facebook, Shahini thotë se Prishtinës i duhet ndryshim radikal.

“Prishtinës i duhet një ndryshim radikal në kahjen e zhvillimit. Një qytet i mbuluar me beton, i papastër dhe jo miqësor për fëmijët. Ju ftoj të më bashkangjiteni që keni sadopak energji në përpjekjen për ndryshim” ka thënë Shahini.

 

 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…