Bajrami: Asnjë deputet i LDK-së s’është pro Haxhiut

 

 

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se nuk ka asnjë deputet të LDK-së që do t’i jepte votë Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, edhe përmes një votimi të fshehtë në Kuvend.

Bajrami në RTK tregoi se për këtë çështje, por edhe për të tjera, kanë diskutuar një ditë më parë përreth 3 orë në zyrën e deputetëve të LDK-së.

Madje, ajo ka treguar se ka qenë një propozim i deputetëve të pranishëm në takim që, nëse Kushtetuesja do të vendoste që të procedohej me votimin e fshehtë, atëherë deputetët të bënin publike votat e tyre.

“Absolutisht jo! Dje kemi diskutuar në Grupin Parlamentar për 3 orë për të gjitha problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët dhe ngërçin në Kuvend. Jemi në pritje të Gjykatës Kushtetuese. Ka qenë një propozim, jo i kryetarit, jo i imi që kam një pozitë joformale, por propozim i deputetëve që kanë qenë prezent, që nëse Kushtetuesja do të vendosë të procedohet me votimin e fshehtë, deputetët prapë se prapë do të bëjnë të ditur votën e tyre”.

“Do të gjejnë një formë që votat e tyre të jenë publike. Nuk e di se cila do të jetë forma, por ishte propozuar në mënyrë të mos t’u lakohet emri. Nuk ka asnjë lloj lëvizje, asnjë deputet as nuk ka qëllim të lëvizë nga Grupi Parlamentar”, tha Bahjrami.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…