Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Prokuroria Speciale ka dhënë detaje për aksionin antidrogë që sot u realizua në disa rajonë të Kosovës, raporton KFVA.

Sipas njoftimit, nga ky aksion janë arrestuar 22 persona nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “krim i organizuar”, në lidhje me trafikimin e narkotikëve dhe pastrimit të parave.

Tutje thuhet se në aksion kanë marrë pjesë rreth 600 zyrtarë të Policisë së Kosovës, ku është gjetur dhe sekuestruar” sasi e konsiderueshme e provave materiale, dhe pasurive të specifikuara duke përfshirë: lëndë narkotike, 129 vetura, 134 e 900 mijë para të gatshme, 20 mijë e 40 franga zvicerane, 490 dollarë, 13 mijë euro para të falsifikuara, 9 orë dore të markave të njohura, 36 armë të llojeve të ndryshme, 1569 fishekë të ndryshëm, 1292 copë municione të ndryshme, një prese për paketimin e heroinës dhe kokainës, laptopë, telefona, usb dhe dokumente të ndryshme”.

Njoftimi i plotë:

 

Pas një hetimi disa mujorë, të martën është realizuar operacioni anti-drogë “Qielli i Thyer”, në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Angazhimi dhe puna e koordinuar, e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë dhe PSRK-së, ka rezultuar me shkatërrimin e një grupi të krimit të organizuar të trafikimit me narkotikë, ku janë arrestuar 22 persona.

Personat janë arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “krim i organizuar”, në lidhje me trafikimin e narkotikëve dhe pastrimit të parave. Veprat penale, të pandehurit dyshohen se i kanë kryer

përmes aplikacionit “SkyECC”.

Aksioni është zhvilluar në rajonin e Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Gjilanit.

Në aksion kanë marrë pjesë rreth 600 zyrtarë të Policisë së Kosovës, të cilët në mënyrë të koordinuar kanë asistuar në bastisjen e 47 lokacioneve, dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Gjatë realizimit të urdhër kontrollit në këto lokacione është gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e provave materiale, dhe pasurive të specifikuara duke përfshirë: lëndë narkotike, 129 vetura, 134 e 900 mijë para të gatshme, 20 mijë e 40 franga zvicerane, 490 dollarë, 13 mijë euro para të falsifikuara, 9 orë dore të markave të njohura, 36 armë të llojeve të ndryshme, 1569 fishekë të ndryshëm, 1292 copë municione të ndryshme, një prese për paketimin e heroinës dhe kokainës, laptopë, telefona, usb dhe dokumente të ndryshme.

Po ashtu janë ngrirë mjete në llogari bankare në vlerë prej 400 mijë euro, dhe janë vënë nën urdhër ndalues të gjitha paluajtshmëritë e të pandehurve në këtë rast.

Operacioni i koduar “Qielli i Thyer”, është përkrahur nga autoritetet e Belgjikës, Holandës, Europol-it, dhe është udhëhequr nga Prokurori i PSRK-së, i cili ka qenë prezent gjatë realizimi të urdhër kontrollit.

Ky operacion është rezultat i një hetimi të gjatë kundër grupeve të krimit të organizuar që janë marrë me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, pastrimin e parave dhe formave të tjera të krimit të organizuar.

Prokurorët e Prokurorisë Speciale, në koordinim të plotë me hetuesit policorë kanë qenë të përkushtuar në vazhdimësi për shkatërrimin e këtij grupi të organizuar kriminal.

PSRK, dhe Policia e Kosovës siguron qytetarët e Republikës së Kosovës, se asnjë aktivitet kriminal nuk do të tolerohet në komunitetin tonë, duke theksuar angazhimin në luftimin dhe parandalimin e këtyre veprave penale, dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që e shkelin ligjin.

Related Posts

  •     Një nga armët që SHBA mund të përdor në Iran për të shkatërruar objektet bërthamore është një municion 30,000 paundësh (13607 kilogram) i projektuar për të arritur bunkerë ose objektiva nëntokësorë. Përdorimi i një “bombë bunkeri” të fuqishme amerikane kundër objekteve bërthamore të Iranit vazhdon të peshojë mbi konfliktin e vendit me Izraelin.

  •     Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka mbajtur një konferencë të rregullt për shtyp. Pasi filloi duke folur për temat e brendshme, Leavitt i drejtohet konfliktit midis Izraelit dhe Iranit. “E di që ka pasur shumë spekulime… në lidhje me vendimmarrjen e presidentit dhe nëse SHBA do të jetë e

  •     Gazetari britanik, Vaugan Smith, përmes shkrepjeve të të cilit u përjetësuan dhe arkivuan sulmet ndaj familjes Jashari, ka ndarë rrëfimin e tij për raportimin nga lufta e fundit në Kosovë. “E dija se po ndodhte një sulm nga forcat serbe në një fshat, në Prekaz… kur filluam të tërhiqemi, e kam dëgjuar një

  •     Zyrtarja e Urbanizmit në Komunën e Prizrenit, Shpresa Osmanollaj, është ndaluar për 48 orë me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prizren. Osmanollaj dyshohet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”. Ndalimi i saj është bërë pas raportimit “Loja me numra për fitimin e lejeve ndërtimore”, shkruan betimi për drejtësi. Hulumtimi ngrit