Trafiku i armëve mes Shqipërisë dhe Kosovës, Karamuço: Po qarkullojnë armë që depërtojnë jelekët antiplumb

 

 

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka ngritur alarmin për një fenomen shqetësues që lidhet me trafikun e armëve mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Në një deklaratë për mediat, ai ka zbuluar ekzistencën e një arme të re në qarkullim, të cilën e quajti “Thesari” – një pistoletë që po përdoret nga eksponentë të krimit për shkak të aftësisë së saj për të depërtuar edhe jelekët antiplumb.

Sipas Karamuços, në territorin shqiptar janë të pranishme rreth 10 armë të tilla, ndërsa vlera e tyre në tregun e zi varion nga 5 deri në 10 mijë euro.

“Kemi një treg aktiv me Kosovën, por është bërë më atraktiv pasi kemi një fenomen. Po shiten armë nga 500 mijë lekë. Ato e kanë tytën e bllokuar dhe bëjnë zhurmën e një pistoletë të zakonshme”, tha ai.

Ai përmendi edhe rastin e një të mituri 15-vjeçar në Tiranë, i cili ishte plagosur me një armë që kishte formën e një stilolapsi.

Fillimisht ngjarja u mohua nga vetë i riu, por më vonë u zbardh nga hetimet.

“Na ka hyrë një armë e re nga Kosova që është më e frikshme se këto. Policia është në dijeni të kësaj arme, por ajo është e rrallë dhe nuk është e dokumentuar se ku ndodhen ekzaktësisht. Njëra prej tyre është kapur në Fier”, u shpreh Karamuço.

Ndërkohë, gazetarja e kronikës në Top Channel, Dorjana Bezat, dha detaje mbi mënyrën e funksionimit të kësaj linje trafikimi. Sipas saj, operacioni i fundit është zhvilluar në Tiranë, ndërsa komunikimet për shitblerjen e armëve janë bërë kryesisht përmes rrjeteve sociale.

“Këto armë nuk i kishte vetëm një person. Njëri blinte dy pistoleta, tjetri tre, një tjetër gjashtë e kështu me radhë. Qëllimi i tyre nuk ishte përdorimi personal, por shitja. Janë ndaluar 10 persona, të cilët kishin si synim trafikimin. Linja e trafikut të armëve të zjarrit është kthyer në një problem serioz. Këto armë janë të reja dhe lehtësisht të përballueshme ekonomikisht, me çmime që variojnë nga 500 deri në 1500 euro”, tha Bezat.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…