Categories: Lajme, Maqedoni

by kfvanews

Share

Categories: Lajme, Maqedoni

by kfvanews

Share

 

 

Se sa i dëshpëruar qenka Arben Fetahu për pak më shumë përkrahje, tregon “lajmi bombastik” që u shpërnda nëpër portalet e mbështetura nga pushteti, me titullin: Një tjetër largim nga Taravari. Rrezalinda Dauti, anëtare e kryesisë së Forumit Rinor të ASH-së paska kaluar në mbështetje të Arben Fetahut. Ky emër i madh i politikës tregon besnikëri ndaj parimeve, jo ndaj individëve. Në lajm që i vuri në hije të gjitha lajmet tjera.

Në një klimë ku manipulimi dhe pazaret politike përpiqen të zhbëjnë çdo forcë të pavarur, mbetjet e Aleancës për Shqiptarët përpiqen të krijojnë imazhin se vetëm ata kanë parime. Të tjerët, edhe pse shumicë absolute në ASH, nuk i paskan ato parime dhe integritet.

Portalet e afërta me pushtetin, si gjithmonë, e fryjnë një ngjarje pa peshë, duke trajtuar largimin e Rrezalinda Dautit nga ASH si një humbje fatale për ASH-në e Taravarit dhe si një mbështetje të madhe për pushtetin. Duket se mungesa e Rrezalindës në ASH do të lërë një boshllëk aq të madh sa len gishti kur e nxjerr nga një gotë uji, një krahasim i saktë që përshkruan shpërdorimin mediatik të këtij lajmi.

Kur një parti nuk ka më fuqi reale, por vetëm lojëra të zbrazëta, kur mbështetja e saj vjen më shumë nga marrëveshjet nën tryezë sesa nga votuesit, nuk ka rëndësi se sa tituj bombastikë shpërndahen në portale, realiteti politik nuk ndryshon, të mbeturit mbeten të mbetur. Dhe më e rëndësishme se një largim i izoluar është strategjia e dëshpëruar e Arben Fetahut, i cili me të gjithë aparatin shtetëror po përpiqet të mbajë në këmbë ASH-në e mbetur, duke i dhënë infuzione politike një pacienti që është politikisht i vdekur.

 

Analizë për Kosova Free Voice Agency- KFVA, nën autorësinë e ekspertit të politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare nga Maqedonia e Veriut, G.A.

 

Related Posts