Shtëpia e Bardhë i bën apel Gjykatës Supreme që të miratojë vendimin për ‘shkurtimet e vendeve të punës’

 

 

Administrata Trump i ka kërkuar Gjykatës Supreme që të ndërhyjë pas një vendimi gjyqësor që ndaloi shkurtimet masive të vendeve të punës dhe ristrukturimin e agjencive federale si pjesë e zvogëlimit të qeverisë federale.

Departamenti i Drejtësisë apeloi në Gjykatën Supreme pasi gjyqtarja e San Franciskos, Susan Ilston, bllokoi procesin e shkurtimeve të vendeve të punës, në 22 maj. Sipas burimeve lokale Ilston plotësoi kërkesat e sindikatave, organizatave joqeveritare dhe autoriteteve lokale të cilat kishin sfiduar vendimet e Shtëpisë së Bardhë.

Çështja përfshinte, ndër të tjera, departamentet e Bujqësisë, Tregtisë, Shëndetësisë, Shtetit, Thesarit dhe Çështjeve të Veteranëve .

Administrata Trump ka dërguar ankimim, disa herë në Gjykatën Supreme, pasi gjykatat e ulëta bllokojnë zbatimin e politikës së saj.

  • Shkrime të ngjashme

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…

    Rama thotë se mbyllja përfundimtare e RTSH-së është opsion: Mund të ketë edhe privatizim ose partneritet

    Kryeministri shqiptar Edi Rama tha sot se Televizioni Publik Shqiptar ka dështuar. Ai u shpreh pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste se “bilanci i televizionit publik është dështim i suksesshëm”. “Kemi tentuar që të krijojmë kushtet që televizioni…