by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur sërish për çështjen e liberalizimit të tregut të energjisë. Ajo ka ndarë disa të dhëna rreth funksionalizimit të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike – ALPEX, duke e cilësuar si një arritje historike për Kosovën dhe rajonin.
Në një postim Rizvanolli tha se “këtu KEK siguroi energjinë elektrike për ndërmarrjet në treg të lirë, në ditën e parë të liberalizimit të tregut.”Sipas saj, çmimi mesatar i energjisë së blerë për dje ishte 64.55 euro për MWh, ndërsa për sot është kontraktuar me çmim 86.75 euro për MWh – të dyja çmime konkurruese.
Rizvanolli theksoi rëndësinë e ALPEX si një hap i madh në drejtim të integrimit energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“ALPEX është një ëndërr e kahmotshme e realizuar për Kosovën. Mekanizmi përmes të cilit tregu energjetik në të dy anët e kufirit bashkohet.”,ka shkruar Rizvanolli.
Ajo e quajti ALPEX-in si “vetë antidoti i ‘mafisë energjetike’ që me të vërtetë ka funksionuar gjatë në Ballkan e me gjasë funksionon ende – por nuk ka të bëjë aspak me Qeverinë Kurti.”
Duke folur për zhvillimet në sektorin e furnizimit, Rizvanolli theksoi përparimin që është bërë në krahasim me vitin 2016, kur kishte vetëm një furnizues.
“Sot janë 21 furnizues të licencuar nga ZRrE, prej të cilëve së paku 5 deklarojnë se janë aktiv e të gatshëm të japin oferta.”
Ajo shtoi se aktualisht janë 1300 konsumatorë në treg të lirë, një numër që pritet të rrisë konkurrencën.
Rizvanolli u zotua për përkushtim institucional.
“Nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju sigurojmë që në këtë rrugëtim do të jemi të sinqertë, të përkushtuar e së bashku për interesin publik: për të mirën e konsumatorit, sektorit e vendit.”, u shpreh ajo. /KFVA/
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Gjatë orëve të pasditës në zonat malore, pritet të ketë ndonjë rrebesh të izoluar, i shoqëruar me disa shkarkesa rrufesh. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 12-30 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka vlerësuar se qeveria Kurti nuk do të kishte pasur sukses në veri pa veprimet e Listës Serbe. Ai tutje tha se dorëheqjet dhe tërheqja e strukturave serbe nga institucionet kanë qenë një “dhuratë politike” për Vetëvendosjen, duke i hapur rrugë një prezence më të thellë të
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se nuk ka asnjë deputet të LDK-së që do t’i jepte votë Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, edhe përmes një votimi të fshehtë në Kuvend. Bajrami në RTK tregoi se për këtë çështje, por edhe për të tjera, kanë diskutuar një ditë më parë përreth 3 orë
Ismet Kryeziu, drejtor i KDI, ka thënë se janë 7 të dielë për të pasur zgjedhje lokale. Ai tha se fillon nga 5 tetori deri në 16 nëntor. Ai tha se kjo arrihet varësisht nga konsensusi mes partive politike dhe presidents. “Potencialisht tash i kemi shtatë të diele, nga 5 tetori fillojnë deri