Rafuna paralajmëron se nuk do t’i ndalin protestat: Bizneset nuk munden me përballu faturën 300 për qind

 

 

Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna ka paralajmëruar se nuk do t’i ndalin protestat në rast se nuk ka lëvizje nga ana e Qeverisë, sa i përket vendimit të ZRrE-së për dalje në treg të lirë të energjisë për biznese.

Rafuna ka thënë se Këshilli do të mblidhet sot dhe do të propozojë hapat e ardhshëm dhe bizneset do të vendosin se si do të veprojnë ditët në vijim.

“Është çështje që biznesi e ka ngrit dhe kurrë nuk ka qenë më i vendosur se sa kësaj here dhe e keni parë se të gjitha bizneset janë me një zë edhe jo anëtar të Odës janë bashkuar për ta kundërshtuar këtë vendim për mos me shkatërru biznese mos me shkatërru ekonomi. Nuk mundet me përballu faturën 300 për qind, nuk mundet asnjë biznes nuk e ka këtë mundësi në Kosovë, ashtu kështu janë duke hecur në teh të thikës për shkak të shumë sfidave që i kanë, shto edhe kjo i mbyllë, kjo është ai grushti i fundit”, ka thënë Rafuna. /KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…