Peci tregon dashuri “eventuale” për Nismën — partneriteti që mund të presë edhe disa sezona!

 

 

Deputeti i VV-së, Faton Peci ka thënë para seancës konstituive, se qytetarët presin që të bëhet një zgjidhje, ndërsa kërkoi reflektim nga partitë politike, shkruan Gazeta dhe Agjencia e lajmeve KFVA.

“Qytetarët presin që ne me ofru zgjidhje, nuk është që skemi bërë lëvizje, por do të kemi kur do të kemi reflektim prej partive, pasi po refuzojnë komisionin për votim, për të kaluar te pika tjetër, për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit”, tha Peci.

Rreth asaj nëse ka pasur takim me Limajn, deputeti i VV-së tha se një i tillë është zhvilluar para dy tre ditësh por që theksoi se nuk e di se në çfarë niveli.

“Negociatat me Limajn i bën Kurti. Takim ka pasur para dy tre ditësh. Dihet tash që në aspektin e qeverisjes, që Nismën e shohim si partner eventual”, tha Peci para gazetarëve.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…