Osmani ua ndan Medaljen Presidenciale nënave të Srebrenicës

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë Medalje Presidenciale nënave të Srebrenicës në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që po mbahet në Prishtinë.

Gjatë fjalës së saj ajo ka thënë se në Sebrenicë u masakruan më shumë se 8 mijë burra e fëmijë nga forcat gjenocidale të Millosheviqit.

Sipas saj, nënat nuk kanë një varr ku do të vajtojnë të dashurit e tyre. Mirëpo sipas saj, përkundër kësaj dhimbjeje të pafund, nënat e Srebrenicës njësoj si shumë nëna të Kosovës kanë vendosur të ngrenë zërin.

“Ju jeni bërë zëri i atyre që nuk mund të flasin. Më çdo fotografi që e keni mbajtur në duart tuaja ju keni ruajtur kujtimin e gjallë. Të dashura nëna të Srebrenicës gjatë mandatit tim si presidente kam nderuar shpeshherë nënat e Kosovës që kanë shndërruar dhimbjen e tyre në forcë dhe asnjëherë nuk heshtën për të kërkuar drejtësi për fëmijët që humbën gjatë luftës. Sot kam nderin në emër të gjithë qytetarëve, në bazë të kompetencave kushtetuese që kam, nënave të Srebrenicës t’ua dhuroj Medaljen Presidenciale për Shërbim”, ka thënë Osmani.

Ndërkaq përfaqësuesja e nënave të Srebrenicës ka thënë se kanë paraqitur të vërtetën para botës.

“Kemi luftuar për rezoluta në Asamblenë e Kombeve të Bashkuar që është shumë me rëndësi që gjenocidi të mbahet në mend. Nëse kam mbetur pa birin tim,… nuk kam mbetur pa krenari. I kemi hapur sytë e gjithë botës ndaj dinjitetit tonë njerëzor”, ka thënë ajo./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…