by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se, pas një operacioni të koordinuar hetimor, janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale të mashtrimit kompjuterik dhe keqpërdorimit të kartelave bankare.
Të dyshuarit, me inicialet B.B., B.S., I.A., R.I., A.H., B.J., B.B., B.M., D.G., E.G., E.A., B.M., A.M., A.I. dhe Sh.M., dyshohet se kanë vepruar në mënyrë të organizuar gjatë periudhës janar – tetor 2024 në komunën e Vitisë, me qëllim përfitimi të kundërligjshëm pasuror.
Sipas Prokurorisë, të pandehurit kanë ndërhyrë në funksionimin e sistemit kompjuterik të një institucioni bankar, duke shfrytëzuar një hapësirë kohore prej 15 sekondash gjatë sinkronizimit ndërmjet transaksioneve të E-Banking dhe ATM-ve të Raiffeisen Bank, për tërheqje të shumave të ndryshme parash.
Si pasojë, është shkaktuar një dëm material në shumë prej 186 mijë euro.
Prokuroria ka njoftuar se do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve, ndërsa thekson përkushtimin e saj për të luftuar krimet që cenojnë sigurinë dhe integritetin e sistemeve financiare në vend.
“Jemi në krizë”, Shahini paralajmëron mbylljen e disa bizneseve: ZRrE të shtyjë vendimin për një vit
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka folur rreth protestës së paralajmëruar nga bizneset, kundër vendimit të ZRrE-së për dalje në treg të lirë të bizneseve. Të enjten në Kanal10, Shahini ka paralajmëruar se ky vendim do të detyrojë mbylljen e disa bizneseve dhe po ashtu reduktimin e punëtorëve. Ai ka
Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ’25”, një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse të dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë, nisi disa ditë më parë nga Shqipëria. Në kuadër të stërvitjes, në ujërat territoriale të Durrësit u zhvillua një operacion i simuluar detar, rreth 6 milje larg portit. Sipas mediave, në
Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, po bën histori si ikona argjentinase Lionel Messi. Sensacioni 17-vjeçar pritet të jetë titullar për Spanjën kundër Francës në gjysmëfinalet e UEFA Nations League, me të dyja skuadrat që luftojnë për një vend në finale kundër Portugalisë në Mynih.Ishte viti i kaluar kur Yamal tërhoqi vëmendjen e botës,
Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka miratuar sot njëzëri listën e kandidatëve për zgjedhjet komunale të tetorit. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se kandidatët janë përzgjedhur me mbështetje unanime nga anëtarët e këshillit. Sipas listës së publikuar, AAK do të garojë në disa prej komunave