Nani për rolin e Ronaldos në Portugali: Nuk ka pse të luajë më shumë se 10-20 minuta

 

 

Ish-sulmuesi i Manchester United, Nani, ndau mendimet e tij mbi rolin e Cristiano Ronaldos në ekipi kombëtar të Portugalisë.

Sipas Nanit, Ronaldo nuk ka pse të luajë më shumë se 10 – 20 minuta.

“Cristiano është gjithmonë gati të ndihmojë, pyetja është se si? ​​Ai nuk ka pse të luajë të gjitha 90 minutat. Mund të jenë 10 ose 20. Ai mund ta nisë ndeshjen, por nëse lodhet dhe skuadra duhet të mbajë rezultatin, trajneri mund të sjellë një lojtar më të freskët”, tha Nani gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në një nga kanalet portugeze.

Sulmuesi 40-vjeçar është thirrur për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve të Portugalisë kundër Gjermanisë, e planifikuar për të mërkurën, më 4 qershor

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…